FOTO/ Ky është 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Durrës

4 Prill 2026, 13:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Ky është 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një nxënës 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë orës së fizikulturës. Viktima është identifikuar si Flori Saraçi, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në ambientet e shkollës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në momentin kur i riu po merrte pjesë në aktivitet fizik në palestër. Dëshmitarë bëjnë me dije se ai është ndjerë papritur keq, duke alarmuar mësuesit dhe nxënësit e tjerë të pranishëm. Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe 17-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Flori Saraçi ishte nxënës në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, i cili zhvillon procesin mësimor në turnin e pasdites në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini”. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, shokët dhe stafi pedagogjik.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e çdo detaji që lidhet me këtë ngjarje tragjike. Nga informacionet e para, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak, një fenomen i rrallë në moshat e reja.

Po ndodh...

ide