Denoncimi i punonjëses së Kadastrës: Apartamentet e zyrtarëve të korruptuar po transferohen me urdhër të Ramës në emra anonimë! Berisha: Do kërkojmë komision hetimor

4 Prill 2026, 12:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimi i punonjëses së Kadastrës: Apartamentet e

Një punonjëse e kadastrës ka ngritur shqetësimin e saj te kreu i PD-së Sali Berisha për një skemë të transferimit të pronave, duke deklaruar se me urdhër nga Edi Rama po kalohen me qindra apartamente të zyrtarëve të korruptuar në emra personash anonimë.

Sipas saj, këto veprime po kryhen pas kërkesave nga partnerët ndërkombëtarë për sekuestrime dhe gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ajo pyeti Berishën nëse PD do të kërkojë një komision hetimor për këtë çështje.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, por shtoi mazhoranca po përdor numrat në Kuvend për të penguar funksionimin e shtetit ligjor dhe për të bllokuar ngritjen e komisioneve hetimore.

Pyetje: Zoti Berisha, jam një punonjëse e kadastrës. Me urdhër të Edi Ramës po transferohen me qindra apartamente të zyrtarëve të korruptuar në emra njerëzish anonime, pasi kanë ardhur porosi nga partnerët për sekuestrime. Pra po sabotohen partnerët siç ndodhi me operacionet antidrogë. A do kërkoni komision hetimor?

Sali Berisha: Ne do kërkojmë komisione hetimore, dhe një komision të tillë për AKSHI-n ne e kemi dorëzuar, sigurisht që do dorëzojmë edhe për kadastrën dhe për të gjithë problematikat e mëdha.

Por e vërteta është, siç e dini ju, që ky siç përdori 83 mandatet si thika krimi për të bllokuar shtetin ligjor, i përdor ata për të bllokuar komisionet hetimore.

Ndaj për ju, për mbarë qytetarët, rruga e vetme mbetet revolta e fuqishme, kryengritja paqësore e mbarë shqiptarëve.

Po ndodh...

ide