Tenderi për Aeroportin e Vlorës, gazetarja: SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë dhe paracaktim të fituesit, 2 persona të pandehur

Pas një viti hetimesh për koncesionin e aeroportit të Vlorës, SPAK ka dyshime të forta se është shkelja e barazisë në tender dhe se kompania fituese është paracaktuar.
Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje me studion e News24, informoi se SPAK ka thirrur anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ka marrë të pandehurit e parë, ndërsa akuzat përfshijnë shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të një kompanie të caktuar.
“Hetimi gati 1 vjeçar është drejtuar nga Klodian Braho, kreu i SPAK, i cili pak ditë më parë ka thirrur dhe ju ka komunikuar akuzën disa personave për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Bëhet fjalë për anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave se nga hetimi ka rezultuar se gjatë vlerësimit të kompanive që ishin në garë është shkelur barazia dhe kompania fituese ka të gjitha gjasat të jetë paracaktuar”, tha Lala.
Klodiana Lala: SPAK pas gati 1 vit hetimesh ka dyshme të forta se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës është lidhur mbi bazën e shkeljes së procedurave të barazisë në tendera, po ashtu dhe gara për shpalljen fituese të konsorciumit të kompanive është paracaktuar.
Hetimi gati 1 vjeçar është drejtuar nga Klodian Braho, kreu i SPAK, i cili pak ditë më parë ka thirrur dhe ju ka komunikuar akuzën disa personave për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Bëhet fjalë për anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave se nga hetimi ka rezultuar se gjatë vlerësimit të kompanive që ishin në garë është shkelur barazia dhe kompania fituese ka të gjitha gjasat të jetë paracaktuar.
Pavarësisht se ky hetim është mbajtur në sekret të plotë, burimet bëjnë me dije për News24 se vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera u është komunikuar këtyre personave për shkak se mund të parashkruhej, por nga ana tjetër është duke u hetuar dhe për vepra më të rënda penale, sic është ajo e korrupsionit apo e pastrimit të parave.
Koncencioni i Aeroportit të Vlorës u vu në hetim paraprak në korrik të vitit të kaluar nga SPAK dhe u bë me dije nga kjo e fundit mbi bazën e kërkesës së bërë nga një qytetar emri i të cilit nuk u bë public. SPAK nuk dha shpjegime të mëtejshme se cfarë po hetonte dhe kush ishin personat që kishte vënë nën hetim, por tashmë thuajse një vit më vonë, prokurorët kanë marrë të pandehurit e parë në lidhje me këtë projekt kontrovers i cili është në hetim dhe nga prokuroria e Tiranës për shkak të përplasjes së dy aksionerëve kryesorë, Begjet Pacolli dhe Valon Ademi. Konkretisht, SPAK ka komunikuar akuzat për shkelje të barazisë në tendera për 2 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave pasi ka rezultuar se gjatë hetimeve janë gjetur shkelje dhe dyshohet se ata kanë kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim, ndërkohë që po vijon hetimi për vepra të tjera penale, thonë burimet për News24.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128