Reali kërkon fitoren që Barça të mos shkëputet shumë, Mbape: Mbroj pak, ky mund të jetë një problem

4 Prill 2026, 13:02 / SPORT ALFA PRESS

Reali kërkon fitoren që Barça të mos shkëputet

Kilian Mbape ka folur pa “frikën” e zakonshme të konferencave për shtyp.

“Jam lodhur nga intervistat. Gazetari është aty për t’ju bërë të thoni atë që nuk doni të thoni dhe ju nuk doni të thoni atë që ai dëshiron të thoni. Është si një ndeshje boksi”. ka thënë në fillim sulmuesi i Realit.

Ai foli edhe për një nga kritikat që e ka shoqëruar më shumë që kur mbërriti në Madrid.

“Unë jam një lojtar që mbron pak, më pak se të tjerët, dhe ndonjëherë kjo mund të jetë problem. Është e vërtetë që e bëj më pak, por vërej se kur e bëj, ndikon vërtet në ekip. Në Madrid, kur e bëj, mund të thuash se të gjithë të tjerët e bëjnë gjithashtu. Ata më kritikojnë për këtë, dhe kjo nuk më shqetëson, sepse është kritikë konstruktive”.

Mbape rrëfeu se çfarë përjetoi pasi humbi penalltinë vendimtare ndaj Zvicrës në Euro 2021. “Doja të largohesha nga kombëtarja franceze. Kuptova se e kisha vendosur Francën shumë, shumë lart në prioritetet e mia, por sapo dështova, shumë njerëz filluan të më quanin majmun dhe të më fyenin. Dhe pyeta veten: a janë këta njerëzit për të cilët luftoj në terren”? Ai i përshkroi pushimet e tij të mëvonshme si ato të “një të vdekuri që ecën”.

“Kam rënë nga shumë lart, sepse turneu im i parë me Francën ishte Kupa e Botës 2018, e fitova, isha një lloj heroi kombëtar, isha shumë i ri. Dhe në turneun tjetër ju e keni atë në fytyrë. Është e vështirë, pasi njerëzit presin”. Ai shkoi te presidenti i Federatës Franceze dhe i tha troç se nuk donte të luante më për Francën. Përgjigja e ndaloi atë. “A mendon vërtet se do të të lë nga kjo zyrë?” – u përgjigj ai duke qeshur. “Unë nuk i harroj gjërat”.

Në Botërorin 2022, ai dhe Hakimi përjetuan një situatë të veçantë. “Ne luajtëm “Football Manager” së bashku dhe telefononim njëri-tjetrin çdo ditë. Sa më larg shkonim, aq më shumë kuptuam se mund të përballeshim me njëritjetrin. Ai më tha “ne do të kalojmë” dhe unë i thashë “edhe ne”. Por në gjysmëfinale nuk kishte më pasime. Ne vazhduam të flisnim, por me një ‘hmmm’ në ajër”. Momenti më i lehtë erdhi me historinë e patentës së shoferit. Mbape donte ta nxirrte makinën në Paris, por ajo ishte shumë e komplikuar. Në Madrid ata gjetën formulën për ta bërë në një lloj seance private. “Ai pagoi”. Mësuesi, për t’i bërë gjërat më keq, ishte nga tifoz me Atletikon, por mua ma dha patentën me hatër”, përfundoi Mbape.

Po ndodh...

ide