Dokumentet/ Ja shkeljet e garës së tenderit për përzgjedhjen e kompanisë fituese për rikonstruksionin e bulevardit të Dibrës

31 Tetor 2024, 20:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dokumentet/ Ja shkeljet e garës së tenderit për përzgjedhjen

Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar çështjen e rikonstruksionit të bulevardit të Dibrës dhe fasadave të godinave. Fondi limit për këtë tender ishte 225 mln lekë ose 2.3 mln euro.

Projekti që nisi në vitin 2016 dhe përfundoi para një viti është financuar nga buxheti i shtetit dhe është zbatuar nga Bashkia e Dibrës. Lidhja e kontratës është bërë më 29 gusht të vitit 2016 dhe koha për përfundimin e punimeve ishte 75 ditë.

Më 20 maj 2016 Bashkia e Dibrës hapi thirrjen për tenderin “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”” me fond limit 92 milionë lekë ose 671 mijë euro.

Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se punimet për tenderin me vlerën rreth 700 mijë euro nuk kanë përfunduar në kohën që ishte projektuar, duke shkelur afatet.

Dokumentet/ Ja shkeljet e garës së tenderit për përzgjedhjen

 Por kush ishte kryebashkiaku që miratoi këtë projekt?

Në atë kohë Bashkia Dibër drejtohej nga ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili, i cili përveç faturave të shtrenjta për Bulevardin ‘Elez Isufi’, mbahet mënd edhe për video – seksuale të xhiruar në zyrën e tij.  Skandali u publikua në mediat shqiptare në maj 2016, ku Xhelili shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale. Pas transmetimit të këtij video skandali, Xhelili u shkarkua menjëherë nga kryeministri Edi Rama.

Fillimisht Xhelili u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Dibër për “korrupsion pasiv” me 2 vjet e 8 muaj burg, por më pas Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e ndryshoi akuzën dhe i uli dënimin me 1 vit burg, si edhe iu hoq e drejta për të ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Dokumentet/ Ja shkeljet e garës së tenderit për përzgjedhjen

Në vitin 2016 oferta për shtrimin me pllaka guri të bulevardit “Elez Isufi” ishte 635 mijë euro dhe fitoi kompania me ofertë më të madhe nga kompanitë e tjera.

Në garën për të fituar tenderin morën pjesë 7 kompani mes tyre edhe ALKO-IMPEX General Construction me administrator Arbër Abazin.

“ALKO-IMPEX General Construction” do të shpallej fitues me ofertë 635 mijë euro.

Por kompanitë që morën pjesë në tender bënë ankesa pasi sipas tyre rezulton se gara për rinovimin e Bulevardit “Elez Isufi” u fitua nga oferta më e lartë, ndërsa ata kishin ofruar ofertë më të ulët.

Ka qenë konsorciumi i kompanive “Shëndelli” shpk & “Boshnjaku B” Shpk, & “Caushi” Shpk & “Pesë vëllezërit” Shpk, me përfaqësues Bashkim Dullën që kanë bërë ankesë për të marrë vesh arsyet se pse nuk është publikuar njoftimi i fituesit.

Sipas përfaqësuesit të këtyre kompanive, ata kanë paraqitur ofertën e vetme të vlefshme, pasi i plotëson të gjitha kriteret dhe është e mbështetur edhe në vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Dokumentet/ Ja shkeljet e garës së tenderit për përzgjedhjen

Për shkak të dyshimeve për manipulimin e garës, ky bashkim operatorësh ka deklaruar se do të njoftonte zyrën e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri si edhe mediat në lidhje me këtë çështje.

Në mbyllje të deklaratës, përfaqësuesi i kompanisë Dulla priste përgjigje brenda afateve dhe shpresonte që institucioni të mos shkelte ligjin.

Kompanitë e tjera denoncuan shkeljet

Pas kërkesës nga kompania “BOSHNJAKU B.” shpk, Bashkia Dibër e drejtuar nga Hatem Fida përgjigjet se në datën 3 qershor 2016, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte përfunduar procesin e vlerësimit të ofertave për kompanitë pjesëmarrëse në tender, duke mos marrë për bazë asnjë pretendim të konkurrentëve.

Nga muaji korrik 2014 deri në muajin shkurt 2016, “ALKO-IMPEX General Construction” rezulton se nuk e plotësonte kriterin, pasi duhej të kishte 150 punonjës. Një nga kriteret e tjera ishte, që stafi teknik duhet të kishte të punësuar për të gjithë periudhën dhe të kishte paguar me listë pagesat e paraqitura nga kompania.

Por mos anulimi i garës dhe shpallja fitues e “ALKO-IMPEX General Construction” nën drejtimin e Arbër Abazit, pavarësisht se nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në Dokumentat Standarde të Tenderit, si dhe nga skualifikimi i bashkimi i ofertave i përbërë nga tre kompani, me ofertë më të favorshme ekonomike me vlerë 490 mijë euro, ka patur pasoja negative për buxhetin.

Audituesit nxorën në pah se në tenderin e bulevardit, “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut” nuk është vendosur material parafabrikat, por me mur tulle dhe pa respektuar përmasat e përcaktuara në projekt.

Sipas arkitektit Enea Stavre, projektet për sheshet e qyteteve dështojnë për shkak të mangësive të projektimit dhe kolaudimit të veprës pa marrë parasysh moszbatimin cilësisë së punimeve.

Arkitekti Enea Stavre shprehet se “arsyet kryesore që ndikojnë në dëmtimin ose moszbatimin e kritereve të ndërtimit në këto struktura ose sheshe ndërtimi, e para është projektimi, shikohen magndësitë e projektimit. Pas projektimit fillon faza e zbatimit, firmat e ndërtimit duhet ti qëndrojnë projektit në mënyrë rigoroze dhe një arsye tjetër është edhe kolaudimi i veprës duke kuptuar që kolaudimi i veprës predispozohet që vepra ka marrë miratimin, është zbatuar, është në mënyrë perfekte projektimi dhe është cdo gjë komfort rregullave teknike të ndërtimit”.

 Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në librin e masave paraqiten me detaje investimet e kryera nga firma fituese dhe shkeljet e kryera. Nga verifikimet e projektit rezulton se nuk janë vendosur zgavra metalike me diametër 8 mm, por hekur me diameter 4 mm.

Mangësi dhe probleme me zbatimin paraqesin edhe punimet për shtresa pllakë me gur të verdhë dhe gri. Nga verifikimi i projektit në terren, rezulton se trashësia e pllakës së gurit të vendosur nuk e kalon 5 cm, ndërsa në projekt trashësia e pllakës është 8 cm. Duke kryer llogaritë zbulohet nga kompani që ka kryer punimet, në këtë rast janë përfituar 613 mijë euro.

Në këtë rast ngarkohet me përgjegjësi edhe mbikëqyrësi dhe kolaudatori i këtyre punimeve.

Por cilat janë arsyet që është prishur bulevardi?

Inxhinieri Ilir Krosi shpjegon se pllaka e gurit më e mirë për shtrimin e këtij sheshi duhet të merren nga Italia. Por kompanitë e ndërtimit janë të prirura pas fitimit dhe pllakave të gurit që janë me çmim më të lirë dhe cilësi më të dobët.

 “Specifikimet teknike lënë një hapësirë për të thënë pllakë nga Lezha, pllakë nga Berati, apo nga Korcca, qarku i Dibrës psh. Bulqiza dhe pllakë nga Italia. Sicc dihet të gjitha kompanitë e ndërtimit janë të prirura pas fitimit dhe do të zgjedhin atë që është më e lirë, më e dobët sepse ti ke lënë shumë variante. Duhet që këtu specifikimet teknike të ishin precize për ti imponuar kompanitë që të merrnin pllakën më të mirë aty ku është në Itali”, thekson Ilir Krosi.

Arkitekti Enea Stavre shpjegon se gjatë ndërtimit të një sheshi ose rruge duhet të respektohen të gjitha shtresat duke filluar nga baza që është toka natyrale deri tek shtresa me gurët dekorativ.

“Përsa i përket shtresave të rrugës, fillojnë gjithmonë nga baza që është tokë natyrale, duhet të interpretohet një shtresë gjeotekstili, mbi shtresën e gjeotekstilit vendoset një shtresë ccakulli që variojnë nga spresorët ose dimensioni I ccakullit fillon nga më I madhi deri tek më I vogli. Pas ccakullit implementohet shtresë betoni, normalisht betoni duhet të ketë brenda një zgarë metalike të tipit 10 milimetërsh, me kuadratet 20 x20. Mbi pllakën e betonit bëhet drenazhimi natyral, ku kjo bllokohet përsëri me shtresa gjeotekstili që të mos bëhet bllokimi I tyre. Mbi to vendoset një shtresë e varfër dhe kemi gurin dhe shtresat polimer të cilat bëjnë mbylljen e fugave, dhe kështu kemi kompletuar një detaj për sa I përket rrugës me gur”, thotë Enea Stavre.

Ndërsa inxhinieri Ilir Krosi shpjegon se pllakat dekorative që mund të përdoren në qytete të ndryshme nuk mund të vendosen në sheshin e qytetit të Peshkopisë, duke theksuar se problemi kryesor qendron tek pllaka në sipërfaqen e bulevardit.

 “Nuk mund të përdoret këtu në Peshkopi një pllakë që mund të përdoret në Berat, Lezhë, Fier apo Shkodër. Edhe në shtresat mund të kenë elementin e vetë, betoni, hekuri që është përdorur. Duket që defekti kryesor është i pllakës, i sipërfaqes së sheshit”, thotë Ilir Krosi.

Sipas arkitektit Stavre, punimet për këtë projekt kanë standarte që duhen respektuar sipas procedurave në zbatimin e projektit.

Një tjetër shqetësim që ngre arkitekti, sipas të cilit ka ndikuar në shkatërrimin e këtij investimi është drenazhimi dhe kullimi i rrugës. Ai shprehet se shirat mund të krijojnë më shumë probleme se ngrica dhe dëbora dhe mungesa e kanalizimeve ka efekte negative te rruga.

 “Drenazhimi është pjesë e kullimit të rrugës. E dimë që niveli ujërave shkatërron çdo lloji rruge në çdo lloji vendi. Mungesa e drenazhimit, mungesa e kanalizimeve sjellin shkatërrim të veprave që krijojmë në shqipëri, nuk po flas për infrastukturë rrugore por për të gjitha veprtat e ndërtimit është një nga faktorët kryesor dhe këtu shikohet mirë pjesa e projektimit” , shprehet Stavre.

Disa prej banorëve në Peshkopi mendojnë se pllaka e gurit dekorativ të marrë nga mali i Tomorrit nuk mund të përshtaten në një zonë të ftohtë, por duhet të vendoset gur rezistent për çdo stinë që të përballojë ndryshimin e temperaturave.

 

Po ndodh...