Dosja “Plumbi i Artë”, Hoxhaj zbulon shumat e majme që i ofruan për vrasjen e Lulzim Mashës dhe të birit në GJKKO: S’po e kapnim dot

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme si i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.
Sipas dëshmisë së tij, ai ka pohuar se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.
“Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek Blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.
Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot.
Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës. Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni.
Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro”, ka treguar ai.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
