Droni në burgun e Burrelit/ Kontrollohen listat e të burgosurve që kërkuan ajrim

Prokurori i Dibrës Abaz Muça, i cili po ndjek rastin e tentativës së futjes në burgun e Burrelit të një droni, ka kërkuar nga IEVP Burrel listën e personave që kanë qënë në ajrim.
Dyshohet se përmes dronit është tentuar të futet drogë, thikë ose sende të tjera të paligjshme
Ngjarja njëherësh po monitorohet dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe policia e burgjeve, të cilat dje dhe sot kanë monitoruar perimetrin rreth burgut të sigurisë së lartë në Burrel.
Për të identifikuar personat përgjegjës që futën brenda në burg dronin, me urdhër të prokurorit Abaz Muça, është kërkuar ekspertimi kompjuterik dhe daktiloskopik i gjurmëve të gishtave.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është urdhëruar të meren në pyetje të dënuarit që kanë dalë për ajrim pas dyshimeve se ndonjëri prej tyre ka lidhje me personin nga jashtë burgut që arriti të futë dronin në oborrin e IEVP-së Burrel.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

