Durrës, 46-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë. Dalin fotot e autorit dhe viktimës

14 Shkurt 2024, 17:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Durrës, 46-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë.
Këta që shihni në foto janë viktima dhe autorit i krimit në qytetin e Durrësit. Halil Koka u qëllua për vdekje me thikë nga 35-vjeçari, Arben Kocilja, i cili u arrestua pak më vonë nga policia.

Krimi i rëndë u regjistrua në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa policia tha se autorit i krimit dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 35-vjeçarit, mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se kreu vrasjen.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Durrës, 46-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë.

Durrës, 46-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë.

 

Po ndodh...

ide