Dy persona kërcënojnë me armë djalin e Xhemal Bushatit

11 Tetor 2024, 16:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy persona kërcënojnë me armë djalin e Xhemal Bushatit

Dy persona që lëviznin me motor i kanë drejtuar një armë zjarri Arlind Bushatit, djalit të Xhemal Bushatit, i cili në vitin 2022 kandidoi për kryebashkiak të Shkodrës nën siglën e PD-së.

Bushati në atë kohë zgjodhi të kandidojë me PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha, më parë ai ka mbajtur dhe role kryesore në Këshillin Bashkiak të qytetit. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në një lokal në pedonalen e Shkodrës.

Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna. Dy personat ishin me skafandër, ndërsa nuk dihet nëse janë identifikuar ose jo.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.“- njoftoi policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Po ndodh...

ide