Liga e Kombeve, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në takimin Estoni-Suedi

11 Tetor 2024, 16:03 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në takimin Estoni-Suedi
UEFA i beson sërish gjyqtarëve shqiptar një ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Një treshe arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën mes Estonisë dhe Suedisë, e vlefshme për Ligën C (Grupi 1) të Ligës së Kombeve.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Estoni-Suedi, që do të luhet më 14 tetor në orën 20:45 në Talin. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e arbitrit kryesor, ndërsa Albert Doda do të jetë gjyqtar i katërt.

Po ndodh...