I zhdukur prej më shumë se një muaji, gjendet i vdekur shqiptari në Gjermani (EMRI)

15 Dhjetor 2025, 22:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

I zhdukur prej më shumë se një muaji, gjendet i vdekur shqiptari

Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valentin Volaj, është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në Gjermani.

Sipas raportimeve, Volaj kishte humbur kontaktet me të afërmit që nga data 9 nëntor dhe ishte shpallur i zhdukur, ndërkohë që ditën e sotme është gjetur i pajetë.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike rrethanat e sakta të ngjarjes.

Autoritetet gjermane pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së të riut.

 

Po ndodh...