Do ankoheni tek Avokati i Popullit, Endri Shabani? Lapaj: Nuk e njohim Xhixh Merimangën, më preu në besë

Teksa ndodhej përpara Kryeministrisë, ku po proteston prej ditësh së bashku me mbështetësit e tij për largimin e kryeministrit Edi Rama, Adriatik Lapaj foli në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ku komentoi zhvillimet politike dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
I pyetur nëse do t’i drejtohen Avokatit të Popullit për dhunën e ushtruar nga policia gjatë ditëve të fundit, Lapaj u përgjigj prerë: “Absolutisht jo. Ne nuk e njohim institucionin e Avokatit të Popullit që nga momenti kur Xhixh Merimanga është bërë Avokat i Popullit. Nuk kemi asnjë besim”.
Ai theksoi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë përmes kallëzimeve penale, konkretisht ndaj një funksionari policie, për të cilin tha se po zbaton urdhra të paligjshëm politikë. “Në ndryshim nga policët e tjerë që kanë qenë korrektë, ky funksionar po tregohet tepër i zellshëm për të zbatuar urdhra të paligjshme të Ramës,” u shpreh Lapaj në A2 CNN.
Më herët, ai komentoi edhe proceset zgjedhore, duke i cilësuar ato të deformuara nga paratë, propaganda dhe kapja e mediave, ndërsa akuzoi qeverinë se ka marrë peng Shqipërinë përmes korrupsionit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
