PD nuk do të marrë pjesë në komisionet parlamentare deri më 22 dhjetor

15 Dhjetor 2025, 20:23 / POLITIKË ALFA PRESS

PD nuk do të marrë pjesë në komisionet parlamentare deri

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të shkojnë në asnjë komision parlamentar deri në datën 22 dhjetor. Ky ka qenë vendimi i PD i marrë ditën e sotme.

Mësohet se grupi parlamentar i PD ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.

Në grup është marrë vendimi që çdo deputet gjatë kësaj kohe duhet të punojë fort për organizimin e protestës së 22 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë para kryeministrisë në orën 18:00.

 

Po ndodh...