Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

7 Shkurt 2026, 12:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos/ Gjendet i pajetë

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në 10 janar të këtij viti dhe më pas dyshohet se u mora nga rrjedha e përroit.

Pas një muaji kërkime, bëhet me dije se trupi i pajetë i Karajt është gjetur rreth 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Ngjarja e rëndë u regjsitrua më 10 janar, rreth orës 01:30, në fshatin Darsë të Klosit, kur një mjet tip Audi me targa angleze doli nga rruga dhe përfundoi në shtratin e përroit.

Makina drejtohej nga Andi Lloshaj, 24 vjeç, banues në Fullqet, për të cilin testimi i alkoolit tregoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Në mjet ka qenë edhe 30 vjeçari Jurgen Karaj, banues në të njëjtin fshat, i cili dyshohet se pas aksidentit është marrë nga rrjedha e përroit.

Ky i fundit është gjetur i pajetë këtë të shtunë, ndërkohë Andi Losha është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se nuk e ka ndihmuar 30-vjeçarin.

Po ndodh...