Emrat/ E dhunuan dhe i morën lekët e xhiros pronarit të një biznesi në Tiranë, arrestohen autorët

14 Dhjetor 2025, 11:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ E dhunuan dhe i morën lekët e xhiros pronarit të një

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Reaction”.

Në pranga ka rënë 33-vjeçari Marash Aliaj. Ndërsa në kërkim janë shpallur Elton Humda dhe Genc Logu. Sipas policisë këta shtetas kanë dhunuar dhe grabitur shitësin e një biznesi duke i vjedhur 100 000 lekë të rinj.

Të tre këta shtetas rezultojnë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Reaction”.

Zbardhet një rast vjedhjeje me dhunë, ndodhur mëngjesin e djeshëm.

Ushtruan dhunë ndaj shitësit të një biznesi dhe vodhën 100 000 lekë të rinj, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga Policia identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve. Të tre autorët me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, në një biznes (tabachino), në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 33 vjeç, i cili gjatë operacionit policor për kapjen e tij, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 35 vjeç dhe G. L., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Po ndodh...

ide