“E njihja personalisht”/ Avokati për vrasjen e efektivit në Fier: U zunë siç zihen dy djem në rrugë…

14 Maj 2024, 13:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

“E njihja personalisht”/ Avokati për vrasjen e efektivit

Ditën e djeshme në orën 13:15  Novruz Cenalia, polici i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, i veshur me uniformën e Policisë, po shkonte për të marrë shërbimin kur është qëlluar për vdekje nga autori 23 vjeçari  Azgan Mënica si cili tashmë është shpallur në kërkim.

Shkak i vrasjes dyshohet  një konflikt i çastit për radhën e kalimit me makinë në një rrugicë të ngushtë.

Në lidhje me ngjarjen, avokati Kujtim Cakrani ka folur në “Shqipëria LIVE”, duek thënë se e njihte personalisht viktimën. Ai shtoi se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit me autorin, por theksoi se nuk e cilëson si sulm ndaj policisë për shkak të detyrës.

E kam njohur këtë djalin bashkë me kolegun e tij. Kur e pashë dje, nuk lidhja dot emrin me fytyrën por pastaj e kuptova gjithçka. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, më e rëndë kur bëhet fjalë për efektivë policie,. Nuk është sulm kundër forcave të policisë për shkak të detyrës së tyre. Për momentin nuk është e tillë. Duhet një hetim i thellua për arsyet e vërteta të kësaj ngjarjeje. Është konflikt i çastit, u zunë siç zihen dy djem të rinj në rrugë.

Duhet parë çfarë fjalësh kanë thënë, si janë konfliktuar. Nëse efektivi ka qenë vetëm në makinë, autori nga ana tjetër ishte me nënë. Nëse kanë ofenduar rëndë njëri-tjetrin etj.”- tha avokati.

 

Po ndodh...

ide