Zyrtarët dhe noterja tjetërsuan pronat në favor të një familje, lëshohen 14 masa sigurie dhe shpallet në kërkim zv.drejtori i Kadastrës në DIbër

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Dibrës ka tronditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, ku pas një hetimi shtatë mujor është zbuluar një skemë e dyshuar e falsifikimit të dokumenteve për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tjetërsimi”, janë lëshuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Kadastrës, si edhe ndaj personave që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari. Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes personave të kërkuar nga drejtësia është edhe Danjel Gjura, aktualisht zëvendësdrejtor i ASHK-së Dibër, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas hetimeve, zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës, në bashkëpunim me një notere dhe persona të tjerë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime administrative të paligjshme për të kaluar prona në favor të një familjeje përfituese.
Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e të tjerëve që mund të jenë përfshirë në këtë skemë.
Në kuadër të këtij operacioni, në zbatim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u ekzekutuan masat e sigurisë:
•“Arrest në burg”, për shtetasit T. D. dhe F. Ç., familjarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Arrest në shtëpi”, për shtetasit K. Xh., Ish-specialist matjesh në terren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
-E. V., me detyrë Hartograf në AshK, Dibër;
-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sektori;
-V. Gj., me detyrë Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-Xh. H., me detyrë Hartografe në Sektorin e Legalizimeve në AShK, Dibër;
-D. D., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-F. P., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër.
•Gjithashtu, e njëjta masë u ekzekutua për shtetasen E. D. (bashkëshortja e shtetasit T. D.), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
•Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit:
-D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-N. U. (familjar i shtetasit T. D.), për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Dibër/Finalizohet operacioni i koduar “Tjetërsimi”.
Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.
Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat.
Shpallen në kërkim 3 shtetas.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të një hetimi 7-mujor, me metoda proaktive, të ndjekur në koordinim me Prokurorinë e Dibrës, me objektiv dokumentimin e përgjegjësisë penale të disa shtetasve të përfshirë në mënyrë të organizuar në një skemë për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave të paluajtshme në Dibër, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Tjetërsimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, në zbatim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u ekzekutuan masat e sigurisë:
•“Arrest në burg”, për shtetasit T. D. dhe F. Ç., familjarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Arrest në shtëpi”, për shtetasit K. Xh., Ish-specialist matjesh në terren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
-E. V., me detyrë Hartograf në AshK, Dibër;
-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sektori;
-V. Gj., me detyrë Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-Xh. H., me detyrë Hartografe në Sektorin e Legalizimeve në AShK, Dibër;
-D. D., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-F. P., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër.
•Gjithashtu, e njëjta masë u ekzekutua për shtetasen E. D. (bashkëshortja e shtetasit T. D.), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
•Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit:
-D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-N. U. (familjar i shtetasit T. D.), për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
