Ministri i Drejtësisë Gogu për deputeten Koçeku: Kërcënimi nuk është lajm politik, por i drejtësisë. Institucionet të zbatojnë ligjin

18 Qershor 2026, 10:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Ministri i Drejtësisë Gogu për deputeten Koçeku:

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi për çështjen e Marjana Koçekut, deputetes socialiste e cila la të kuptohej se po kërcënohej nga fisi Bajri.

“Kur një deputet sinjalizon për një kërcënim, nuk është lajm politik. Besoj që ky është lajm që i takon shtetit të së drejtës dhe jam i bindur që të gjitha institucionet me pushtet për të luftuar krimin e organizuar, nëse është një rast i tillë, duhet të zbatojnë urgjentisht detyrat e tyre”, tha Gogu për mediat jashtë Parlamentit.

Kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si policia apo SPAK-u. Shpreh solidaritetin me kolegen time dhe meriton vëmendje shtetërore”, shtoi Gogu.

 

Po ndodh...

ide