"Kur të dal e vërteta për Arubën do flas"/ Damian Gjiknuri përplaset me Berishën: Tregoju demokratëve çfarë marrëveshje ke bërë për vizën amerikane!
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Damian Gjiknuri dhe kreu i PD Sali Berisha kanë replikuar në njëri-tjetrin.
“Pse ky do ta kthejë protestën në interes të tij? Kur të dalë e vërteta e Arubës edhe unë do të them çfarë marrëveshjesh ka bërë ai për t’i lënë hapësirë që të udhëtojë sërish në Amerikë? Këtë duhet t’u shpjegojë demokratëve” tha Gjiknuri.
Nga ana e tij, Berisha tha se deputetët socialistë nuk kanë guxim që të kërkojnë të bëhen publike dosjet.
“Me asnjë shpifje nuk e lan dot vetën tënde. Dil bëj be këtu, dil betohu që nuk ke qenë në Aruba. Dil. Sa i përket asaj, të garantoj që gjithçka është trillim. Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi, që quhet Troplini, Altin Troplini, Altin Gjoka. Ai e ka dosjen…Nëse ti thuan nuk kam qenë, dil bëj ne në Bibël, thuaj nuk kam qenë dhe je i larë përpara shqiptarëve. Dil hajde provoje. Kërkoje t’i publikojë për të thënë që nuk ke qenë ti. Nuk e kërkoni dot, se nuk ju lë Edi Rama…”, tha Berisha.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128