E pazakontë/ 72-vjeçari helmon kullotat pas konfliktit të pronësisë, ngordhin 12 bagëtitë e bashkëfshatarit!

5 Dhjetor 2025, 16:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

E pazakontë/ 72-vjeçari helmon kullotat pas konfliktit të

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak të konfliktit të pronësisë, ka helmuar qëllimisht tokën duke vrarë bagëtitë e bashkëfshatarit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Peqin, kurse policia bëri me dije se mori nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas denoncimit.

Dëmi i shkaktuar tek personi tjetër është 12 bagëti të ngordhura, të cilat duke kullotur në pronën që pretendonte i dyshuari, u helmuan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti”, njoftoi policia vendore.

Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e rrethanave dhe zanafillës së konfliktit pritet të sqarohen nga Prokuroria e Elbasanit.

 

Po ndodh...

ide