E qëlloi 8 herë me thikë/ Momenti kur Bujar Fandaj hyn në shtëpinë e 27-vjeçares shtatzënë për ta vrarë

Mediat italiane kanë publikuar momentin kur 41-vjeçari Bujar Fandaj hyri në shtëpinë e 27-vjeçares Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali për ta vrarë.
Një kamera sigurie e vendosur në një shtëpi aty pranë ka fiksuar momentin kur 41-vjeçari shqiptar kapërcen gardhin për të hyrë në banesë. Në video, Fandaj shihet teksa endet nëpër shtëpinë e viktimës mëngjesin e 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht, dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.
Një tjetër element vendimtar për hetuesit është çekiçi me shkrimin ‘7color’ që i përket të dyshuarit, me të cilin vrasësi thyen xhamin e një dritareje dhe hyn në shtëpi, mjet i gjetur brenda shtëpisë së viktimës dhe i sekuestruar nga policia.
27-vjeçarja shtatzënë u vra në derën e shtëpisë pasi u godit tetë herë me thikë. Nga autopsia ka rezultuar se njëra prej goditjeve i ka prekur mushkëritë dhe një tjetër zemrën. Shkak i vrasjes u bë një lidhje jashtëmartesore që 27-vjeçarja kishte patur me shqiptarin, por që e kishte ndërprerë rreth një vit më parë.
Ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe kishten isur ta përndiqte, por edhe pse e reja e kishte denoncuar në polici ai nuk ndaloi.
-
VIDEO / Kur Berisha fliste kundër tymueseve në parlament
22 Dhjetor, 16:17 -
PS kërkon ndëshkimin e Flamur Nokës
22 Dhjetor, 16:13 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



