E tradhtoi një vidë, shqiptari kapet me 2 mln euro kokainë në makinë
28 Prill 2025, 20:47 / AKTUALITET

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar për trafik droge. Atë e tradhtoi një vidë që mungonte në derën e makinës Fiat Panda ku po udhëtonte në një rrugë mes Frosinone-s dhe Caserta-s në Itali.
Ky detaj nuk i shpëtoi policisë, të cilët nisën një kontroll në makinë e vogël. Aty zbuluan jo pak, por 1 kilogramë kokainë të pastër.
Siç shkruajnë mediat italiane, nëse do të nxirrej në treg, droga do të kishte një vlerë mes 1.6 deri në 2.1 milionë euro.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të fshihen pas kësaj veprimtarie të paligjshme.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

