Eksperti i IT zbulon arsyen pse shqiptarët kërkojnë në google paranë e Koresë së Jugut

30 Dhjetor 2023, 21:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Eksperti i IT zbulon arsyen pse shqiptarët kërkojnë në

Nga gjërat më të kërkuara në google nga shqiptarët  është futja në listën e termave më të kërkuar dhe e faqeve koreane që shesin makina.

Në një intervistë televizive eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi, theksoi se në vend të 11 të kërkimit në google që shqiptarët bëjnë në fushën e financave është kursi i këmbimit të “Woni-t”, monedhës koreane, me lekun.

Kjo sipas tij vjen pasi ka një numër shumë të madh kompanish shqiptare që tregtojnë makina nga Koreja e Jugut.

“Një nga trendet që po ndodh tani me shqiptarët është që janë të fiksuar pas Koresë së Jugut. Di thuash ti çfarë i lidh shqiptarët me Korenë e Jugut? Janë pikërisht makinat. E-car është një nga faqet koreane për makina. Në 13 dhe 11 ke, kërkime sa është Uoni korean me Euron dhe kjo vjen pasi është një trend i madh i kompanive shqiptare të importojnë makina nga Korea e Jugut.

Është stabël dhe nuk lëviz. Ka shqiptar që kanë shkuar në Korenë e Jugur dhe kanë hapur kompani vetëm për të imoprtuar makina në Shqipëri”, tha ai.

 

Po ndodh...