
Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave!

Në intervistën e tij të parë pas fitores zgjedhore, dhënë për CNN, Noboa tha se tashmë janë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të pasojë një takim zyrtar për të konsoliduar bashkëpunimin.
“Do të donim të kishim forcat amerikane për mbështetje në monitorim dhe zbulim. Operacionet do të jenë gjithmonë në duart e ushtrisë dhe policisë sonë”, tha ai.
Sipas planeve të siguruara nga CNN, Ekuadori po ndërton një strukturë të re detare në qytetin bregdetar të Mantës, ku SHBA kishte dikur një bazë ajrore për fluturime kundër trafikut të drogës.
Zyrtarë ekuadorianë sugjerojnë se baza e re mund të jetë destinacion i ardhshëm për trupa amerikane, nëse ndryshimet kushtetuese e lejojnë këtë gjë.
Nga droga te migrimi, një aleancë më e thellë SHBA–Ekuador:
Noboa, i arsimuar në SHBA, ka shprehur synimin për të forcuar bashkëpunimin me Uashingtonin jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në tregti, investime dhe kontroll migrimi. Ai ka paralajmëruar reforma kushtetuese për të lejuar praninë e ushtrisë së huaj në territorin ekuadorian.
Në janar, presidenti shpalli “gjendje lufte” ndaj bandave, duke u përballur me një valë të paprecedentë dhune. Vetëm në muajt e parë të vitit, janë regjistruar mbi 2,500 vrasje, duke e bërë Ekuadorin vendin me shkallën më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, sipas të dhënave të InSight Crime.
I pyetur për krahasimet me Nayib Bukele të El Salvadorit dhe për marrëdhëniet me Donald Trump, Noboa theksoi se çdo vend ka realitetin e saj:
“Respektojmë njëri-tjetrin, por situatat janë të ndryshme. Kam ftuar si Trumpin, edhe Bukelen në inaugurimin tim.”
ide

“Shqiptarë të Panjohur” dhe një tjetër rrëfim i Ben Blushit!


Të gjitha “fajet” i ka Basha!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128