Ekzekutimi me snajper në ballkonin e shtëpisë i 22-vjeçarit në Vlorë për motive hakmarrjeje. I ati i viktimës...

8 Janar 2024, 08:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi me snajper në ballkonin e shtëpisë i

Hakmarrja mes bandave në Vlorë është shkak kryesor i vrasjes së Gëzim Sinomatit. Sinomati, qëndronte në Belgjikë dhe kishte pak ditë që kishte mbërritur në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme ai kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij për të pirë cigare, por është qëlluar me snajper me një plumb, duke mbetur i vdekur në vend.

Zona ka qenë pa drita në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Kjo hakmarrje vijon prej vitesh duke sjellë shumë viktima mes radhëve të dy grupeve rivale në Vlorë.

Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”.

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Në 2014 gjykata e Lartë  atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati – të dy ushtarë të Gaxhait - të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënuar përfundimisht me 16 vite burgim.

Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.

 

Po ndodh...