Elbasan/ Po transportoheshin në burg pas masës së sigurisë në gjykatë, arratisen nga komisariati dy të paraburgosur për vjedhje, kapet njëri

31 Dhjetor 2024, 17:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Elbasan/ Po transportoheshin në burg pas masës së sigurisë

Dy të paraburgosur për vjedhje janë arratisur ditën e sotme nga komisariati i Elbasanit.

Ata kanë shfrytëzuar momentet kur po transportoheshin drejt burgut, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit.

Ende është e paqartë dinamika e arratisjes së të paraburgosurve me inicialet N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, ndërsa dihet që godina e drejtorisë së policisë është në rikonstruksion. 

Deri tani është bërë e mundur kapja 33-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.

Njoftimi i policisë: 

Mesditën e sotme, shtetasit , pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

 

Po ndodh...

ide