Emrat/ Goditet grupi që shiste kokainë në Itali, tre shqiptarë përfundojnë në pranga

Policia italiane ka goditur një grup kriminal, ku 8 persona kanë rënë në prangat për shitje kokaine. U mësua se në mesin e të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë.
Mediat italine shkruajnë se bëhet fjalë për Armand Losi, i cili është lënë në burg, ndërsa në shtëpie janë bashkëshortja e tij Gentjana Losi dhe një bashkatdhetar i tyre, Gentian Troplini.
Për katër persona të tjerë, të gjithë italianë me banim në Media dhe Bassa Valle, gjyqtari urdhëroi detyrim paraqitje.
Hetimet nisën rreth një vit më parë dhe silleshin rreth figurës së Alliod. Sipas hetuesve, ai drejtonte një treg të lulëzuar të tregtimit të kokainës, më pas biznesi filloi të binte kur Armand Losi u zhvendos në zonë.
Menjëherë lindi një bashkëpunim, por më pas, sipas hetuesve, grupi i shqiptarëve filloi të menaxhonte në mënyrë të pavarur tregun.
Droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.
-
-
‘Çmendet’ moti/ Breshëri bën ‘kërdinë’ në Ksamil
9 Maj, 19:42 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



