
EMRAT/ Ndjekje si në filma në Shkodër, dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur tritol

Mikelian Toma, 32-vjeç, dhe David Simoni, 34-vjeç, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër, dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, por u pikasën nga policia.
Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra.
Në pamje të parë, bluve u është dukur e dyshimtë dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë, moment kur drejtuesi i saj i ka dhënë gaz për t’u larguar.
Policia i është vënë në pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje rrugicë më rrugicë, si nëpër filma, ka mundur të ndalojë dhe arrestojë 2 personat, Toma, drejtues i motoçikletës, dhe Simoni pasagjer.
Ndalimi i tyre është bërë pranë Varrezave të Dëshmorëve apo Urës së Kirit në Shkodër, moment kur motoçikleta është përplasur në tentativë për t’u arratisur. Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar.
Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur.
Toma dhe Simoni nuk kanë deklaruar asgjë në seancën e marrjes në pyetje, duke mos u treguar bashkëpunëtorë.
Nuk dihet kush ka qenë shënjestër e tyre, ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.
Pas kapjes së tyre, policia ushtroi kontroll te të 2 makinat e tyre, në të cilat u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128