EMRI/ Aksidentoi këmbësorin me biçikletë, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

22 Korrik 2025, 18:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Aksidentoi këmbësorin me biçikletë, arrestohet
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e së hënës në Sarandë.  Viktima, Vasillaq Kallojeri, 59 vjeç, po ecte në këmbë kur u godit nga një motoçikletë, drejtuesi i së cilës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I lënduari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdes mjekësor.

Pas hetimeve dhe kërkimeve intensive, Policia e Sarandës identifikoi motoçikletën e përfshirë në aksident, një “Dayang” me targa BI024, dhe arrestoi drejtuesin e saj, Nikolla Xhollo, 62 vjeç, banues në fshatin Dërmish, bashkia Finiq.

Xhollo u ndëshkua me akuza për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

 

Po ndodh...