Emri/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Korçë dhe u largua nga vendi, në pranga shoferi

Policia ka vënë në pranga Ilia Vreton, personin i cili përplasi një ditë më parë me makinë një 39-vjeçar, Olger Zhuti. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, Vreto aksidentoi këmbësorin 39-vjeçar i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Pas aksidentit Vreto u arratis mirëpo u vu në pranga një ditë më parë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, drejtuesi i automjetit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



