EMRI/ Aksioni i SPAK në Tiranë për goditjen e Call Center-ve, identifikohet polici i shoqëruar

22 Prill 2026, 15:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Aksioni i SPAK në Tiranë për goditjen e Call Center-ve,

Identifikohet emri i agjentit të policisë i ndaluar në kuadër të operacionit të inicuar nga autoritetet franceze në bashkëpunim me SPAK kundër call centerave.

I ndaluar rezulton të jetë August Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin, nr.1 në Tiranë. Atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së. 

Agjentët e BKH-së kryen bastisje në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë. 

Ka pasur sekuestrim te shumave te parave dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për hetimin, ekzistojnë dyshime se në këtë rrjet mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se operacioni i fundit nda call-center u ndërmor pak ditë parë.

“Ghost Call” në bashkëpunim me autoritetet austriake zbardhi një skemë mashtruese përmes call center në kryeqytet, e cila dyshohet se u ka zhvatur qytetarëve të huaj mbi 50 milionë euro.  

Ndërsa operacione të mëparshme janë kryer në bashkëpunim dhe me autoritetet gjermane, italiane apo dhe spanjolle.

 

Po ndodh...

ide