EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Tiranë 46-vjeçari

9 Korrik 2025, 11:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Ndaj Elis Rogës Gjykata e Romës, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Policia njofton se vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 46-vjeçarit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me  Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.”- njofton policia.

 

Po ndodh...