Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan, dalin para gjykatës të arrestuarit, pritet të njihen me masën e sigurisë
16 Dhjetor 2025, 12:51 / AKTUALITET

Këtë martë dalin para gjykatës shtetasit e arrestuar gjatë operacionit “Metalurgjiku” në Elbasan.
Pritet që të caktohet masa e sigurisë së 16 të arrestuarve.
Operacioni i zhvilluar të dielën u finalizua pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ku janë vënë në pranga 16 shtetas, mes tyre 9 shtetas të huaj, si dhe janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike që ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit.
Operacioni synonte goditjen e veprimtarive kriminale që dëmtojnë rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, duke zbuluar një skemë të gjerë shkeljesh në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, Elbasan.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Nga Sokol Neçaj
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Nga Gentian Gaba
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128