EMRI/ Pjesë e grupeve kriminale dhe kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet në Kurbin 28 vjeçari

Një operacion i koduar “Kurbini” ka finalizuar kapjen e një shtetasi të kërkuar, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që kultivonte bimë narkotike.
Shtetasi Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, u arrestua në Fushë Milot, Kurbin, nga policia Kurbin.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e kishte dënuar për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun.
Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”.
Kapet në Fushë Milot dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kurbini”.
Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi:
Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

