
EMRI/ Zbardhen katër vjedhje në Lezhë, arrestohet 47-vjeçari

Policia ka zbardhur katër vjedhje të kryera më parë në Lezhë dhe ka arrestuar autorin, një 47-vjeçar, banues në Shëngjin.
Në pranga ka përfunduar Kastriot Kolaj. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen 4 vjedhje të kryera më parë. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, banues në Shëngjin.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128