27 vite pa asnjë informacion për trupin e pajetë të djalit të tyre! Familja Dauti e politikanë rivarrosin 9-vjeçarin që u vra nga forcat serbe në 1999

18 Prill 2026, 21:14 / KOSOVA ALFA PRESS

27 vite pa asnjë informacion për trupin e pajetë të djalit

Ditën e sotme në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i cili rezulton i zhdukur që prej luftës së 1999.

Më 12 prill të 1999 Sinan Dauti u plagos rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve.

Mirëpo në 27 vite familja e Sinanit nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Ditën e sotme trupi i tij u varros nga të afërm e figura të njohura të politikës, në mesin e tyre dhe presidentja Albulena Haxhiu e përfaqësues komunalë.

Po ndodh...