Partizani, trajneri Kërnaja: Vlerësoj Bylis, pres shumë nga skuadra

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja doli në konferencë para takimit të kampionatit ndaj Bylis.
Si është gjendja ekipit për sfidën ndaj Bylis –
Kërnaja: Për nesër pjesa më e madhe e grupit është e gatshme, shpresoj të kemi në dispozicion edhe Fadairon. Mungesa e vetme është Skuka, i cili vijon të jetë i dëmtuar. Atanaskoski rikthehet pas skualifikimit kështu që ekipi është i plotë për ndeshjen e nesërme.
Gjendja psikologjike e ekipit pas rezultateve të fundit –
Kërnaja: Të them të drejtën djemtë duken mirë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë gjatë gjithë javës. Panvarësisht rezultateve loja ka treguar që ne kemi qenë aty. Kemi prodhuar jashtëzakonisht shumë dy ndeshjet e fundit , por ndoshta është një moment jo i mirë aty përpara portës . Një ngërç më shumë psikologjik mendoj te shënimi i golave. Besoj që do të vij këtë ndeshje.
Eshtë sfida ndaj Bylis për të bërë kthesën –
Kërnaja: Duhet ta fitojmë për objektivin që ne kemi , jo për të bërë kthesën se ne aty jemi. Eshtë momenti të fitojmë që të vazhdojmë objektivin që kemi. Me zor e kemi arritur atë vend me shumë luftë dhe saktificë, duhet ta mbajmë.
Si e vlerësoni ekipin e Bylis –
Kërnaja: Bylis është ekip shumë i fortë mendoj. Këtë e tregoj edhe një javë më parë ndaj Dinamo City që është një kundërshtar që mund ti hap punë çdo ekipi. Eshtë e njëjta situatë e njëjtë me atë të sezonit të kaluar Partizani – Bylis dhe dihet përfundimi ndeshjes nga 2 – 0 në 2 – 3 për Bylis kështu që është një ndeshje e vështirë. Duhet të hapim maksimumin ta vlerësojmë sepse na duhen 3 pikët.
Mendoni se gjykimet kanë deformuar garën –
Kërnaja: Atë do ta shohim në fund të sezonit si do jetë përfundimi që të na dali një përgjigje më e saktë ka patur apo jo deformim të garës. E dimë që ndoshta ndeshja e kupës ndaj Elbasanit ka ndikuar të them të drejtën panvarësisht se këto kompetencat do ja lëm tjetër kujt për tu marrë përsipër. Në ndeshjen tonë me Elbasanin ka ndikuar në rezultat në kualifikim që do flisnim ndryshe. Për pjesën tjetër pastaj ka tjetër kush që e merr përsipër. Nuk na takon ne të flasim për arbitrat këtu jemi për ndeshjen me Bylisin.
Kërnaja: I ndodh çdo sulmuesi në botë që të ketë një ngërç. Edhe lojtar të mëdhenj si Lautaro Martinez që është kapiteni Interit dhe 2 muaj nuk shënoj, panvarësisht se është sulmuesi më i mirë i Serisë A. Nuk është se nuk kemi patur raste me Sidibe , kemi patur raste të volitshme një kundër një me portierin si me Vllazninë dhe me Elbasanin. Por ne do i vijmë në ndihmë që djali të rikthehet sa më shpejtë te goli, sepse me golat e tij dhe të gjithë lojtarëve të tjerë ne duhet të dalim menjëherë nga rezultatet që jemi. Të gjithë bashkë grup nga i pari te i fundit që të dalim përpara.
Në mungesë të Skukës, Contreras dhe Toma nuk kanë bërë atë që pritej nga ju –
Kërnaja: Janë profile të ndryshme nuk mund të krahasohen me Skukën. Contreras dhe Toma janë djem të rinj të cilët nuk kanë qenë të afirmuar por kanë bërë mirë deri tani. Mos të harrojmë që Toma ka ardhur si zgjedhje e katërt e sulmit tonë në fillim. Ka ardhur në momentin e fundit në 31 gusht. Ndërsa Contreras ka bërë mirë me Partizanin B në kategorinë e dytë e kemi marrë përsipër. Janë djem për tu afirmuar. Skuka dihet është një emër i madh për ekipin tonë që i ka dhënë shumë dhe që pritet shumë. Kualitetet dhe cilësitë janë të ndryshme , eksperienca është e ndryshme kështu që nuk besoj që djemtë kanë bërë keq, kanë bërë mirë. Contreras luan për herë të parë këtë vit dhe ka shënuar 6 gola nuk janë pak për një sulmues që luan për herë të parë në superligë. Po ashtu edhe Toma ka shënuar 6 gola. Ngërç psikologjik për të shënuar nuk ka patur vetëm Toma dhe Contreras , kanë patur Isgandarli, Sidibe, Human, Bytyçi me Sembene në raste standarte.
Rikthimet në këtë fazë të kampionatit –
Kërnaja: Janë shumë të rëndësishëm sepse të them të drejtën janë boshti ekipit. Preka është kapiten i ekipit bashkë me Skukën. Rikthimi i Prekës përveç fushës është i domosdoshëm edhe për harmoninë në dhomat e zhveshjes. Fadairo që na jep mundësi manovrës tonë sulmuese të ndryshojmë në ndeshje të ndryshme . Ndërsa Msrku, Çipi, Sula bashkë me Martinez e kanë humbur sezonin.
Kërnaja: Tifozëve iu kam thënë edhe në konferencat e tjera që për rezultatet e fundit ju kërkojmë falje. Do japim maksimumin siç kemi bërë që ditën e parë që jam këtu. Do derdhim djersë do vrapojmë do hyjmë vetëm për fitore sepse futbolli luhet për tifozët dhe ata duhet ti argëtojmë
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128