Barcelona dhe Flick bëhen të pandashëm, klubi ka gati kontratën e re për strategun gjerman

Hansi Flick dhe Barcelona duket se është një dashuri që do të vazhdojë. Gazetari Fabrizio Romano njofton se planet e Barcelonës janë që t’i ofrojë trajnerit një kontratë të re deri në verën e vitit 2028.
Të klubi katalanas janë shumë të kënaqur me atë çka gjermani po bën dhe nuk kanë ndërmend ta lëshojnë. Vetë Flick është shprehur vazhdimisht i lumtur për punën dhe jetën në Barcelonë.
Në një deklaratë të pak javëve më parë ai pati deklaruar se Barcelona do të jetë klubi i fundit në karrierën e tij si trajner.
Pavarësisht problemeve të mëdha financiare, Flick ka arritur të ndërtojë një skuadër cilësore dhe të konkurrojë me klube që investojnë financiarisht shuma të mëdha.
Mjafton të themi se në këtë sezon është shumë pranë fitimit të La Ligës përballë Real Madrid dhe Atletico Madrid, që kanë shpenzuar qindra miliona euro në merkato.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128