U dhunua nga policët në protestën e demokratëve, reagon Aulon Kalaja: Lamallari më la në harresë! Do i denoncoj

Ish-kandidati për deputet i PD-së Aulon Kalaja ditën e sotme ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e djeshme ku ai humbi ndjenjat pasi ndaj tij u hodh spraj.
Në një intervistë të dhënë për Top Channel, Kalaja shprehet se ka pësuar shumë dëmtime në trup nga dhuna e ushtruar nga ana e policisë, duke shtuar se për rrjedhojë të situatës ai ka mbetur i lënduar aq sa i është sugjeruar që për tre javë të përdorë qafore.
“Unë humba ndjenjat kur tentova të nxirrja një protestues nga radhët e policisë. Në ato momente jam goditur dy herë me shkelma nga dy policë të ndryshëm, tentova të mbahem, kam kapur skafandrën e një polici, aty jam goditur nga dy policë të tjerë me skafandër në pjesën e qafës. Më vonë më janë hedhur nga tre drejtime spraj dhe piper, nuk e di çfarë lëndësh ishin, kam kërkuar analiza toksikologjike. Më vonë kam humbur ndjenjat dhe më çuan në spital. Më thanë për shembje pas koke dhe në qafë dhe më dhanë qaforen për ta mbajtur tre javë” tha Kalaja në intervistën e dhënë për Top Channel.
Ndërsa shtoi se për shkak të plagëve të marra dhe dhimbjeve, demokrati nuk ka vënë sy në gjumë gjithë natën duke pretenduar se ai nuk ka tentuar ta godasë policinë.
“Mbrëmë nuk kam fjetur fare edhe nga djegia që kam në kokë dhe në sy, por më shumë kam probleme me qafën. Këta të rrahin dhe nuk të lënë të qash. Nëse mendojnë se kam goditur policinë, nuk është në formimin tim, absolutisht nuk kam pasur probleme me forcat e rendit. Do të shkoj menjëherë në polici dhe prokurori për të kallëzuar personin që më ka kallëzuar mua për një kallëzim të rremë dhe gjithë procedurën antikushtetuese dhe të drejtën time si një protestues normal” shtoi Kalaja në fjalën etij.
Më tej, Kalaja u shpreh i zhgënjyer nga vizita e ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit në spital, i cili u takua me policët që u dëmtuan gjatë protestës, por demokratin e la në harresë.
“Kam parë vizitën e ministrit të Brendshëm te disa policë që erdhën duke u zgërdhirë në spital dhe ministri i Brendshëm nuk gjeti kohë të më vizitonte apo të më pyeste, edhe unë jam qytetar. Ai është ministër i qytetarëve shqiptarë, nuk është ministër i PS. Kam qenë njeriu i dëmtuar në spitalin e Traumës” u shpreh më tej demokrati.
Demokrati Aulon Kalaja dhe Luçiano Boçi mbeti i plagosur në protestën e djeshme të thirrur nga demokratët.
Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit bëri me dije se për shkak të protestës së djeshme janë vënë në pranga 11 shtetas dhe kanë nisur hetimet për 15 të tjerë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128