Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë bërë të ditur artistët e parë kryesorë që do të performojnë në edicionin e radhës të festivalit në Prishtinë.
Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, në skenën e festivalit do të ngjiten Adam Port dhe Rampa, pjesë e kolektivit të njohur ndërkombëtar Keinemusik.
Në njoftim thuhet se artistët e këtij kolektivi gëzojnë një bazë të madhe fansash në mbarë botën, ndërsa organizatorët shprehen të entuziazmuar për performancën e tyre në Prishtinë, duke theksuar se Sunny Hill vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.
Ky njoftim vjen menjëherë pas shitjes së biletave “Believers”, që çdo vit shënon hapin e parë të festivalit përpara shpalljes së artistëve. Me këtë, Sunny Hill hyn në një nga periudhat më të rëndësishme të vitit, ku vëmendja e publikut dhe mediave vendore e të huaja përqendrohet tek emrat që do të jenë në edicionin e radhës.
Pas një edicioni shumë të suksesshëm në vitin 2025, i cili mblodhi pjesëmarrës nga mbi 60 vende të botës dhe konfirmoi edhe një herë rolin e Prishtinës si një destinacion i rëndësishëm veror për muzikën dhe kulturën, Sunny Hill Festival hyn në vitin 2026 me një edicion edhe më të madh.
Rritja e festivalit ka qenë e dukshme nga viti në vit, duke e pozicionuar Sunny Hill si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon dhe një pikë referimi në kalendarin evropian të festivaleve të muzikës. /Kosovapress
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128