Era e fortë, pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës dhe Vlorë

Lundrimi i anijeve ndërkombëtare në Vlorë është pezulluar për shkak të motit të keq, me erë të fortë.
Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, i planifikuar të nisej këtë mëngjes, u anulua. Autoriteti Portual njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Për shkak të situatës detare, është anuluar edhe lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit mbrëmjen e së shtunës. Sipas kapitenerisë së portit të Durrësit, dy tragetet e linjës do të nisen në orën 07.00 të mëngjesit të së dielës.
I njëjti vendim është marrë dhe nga autoritetet e portit të Barit. Mbrëmjen e sotme tragetet nuk do të nisen drejt Durrësit, duke çuar në pezullim të lundrimeve në të dyja brigjet e Adriatikut për shkak të detit të dallgëzuar me forcë 8-10 ballë.
Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite.
-
Përvetësoi 215 000 euro përmes mashtrimit, arrestohet 38-vjeçari
10 Shkurt, 11:13 -
-
U vra aksidentalisht, kush është ekonomisti 70-vjeçar në Kurbin
10 Shkurt, 10:39
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



