“Fatmiri nuk është vrasës”/ Flet kushëriri i 50-vjeçarit që vrau kunatin në Greqi: I ka rritur fëmijët i vetëm, vajzën…

Deteja të reja janë publikuar ditën e sotme nga ngjarja e rëndë në Greqi ku Fatmir Tarellari 50 vjeç, vrau kunatin e tij Erjon Pelivani 33 vjeç në Volos pasi ngacmonte seksualisht dhe i përdhunonte vajzën e tij prej 9 vitesh, tashmë 18 vjeç.
I ftuar për këtë temë në Top Channel ka qenë kushëriri i Fatmir Tarellari, Astrit Tare.
Tare ka treguar se Fatmiri nuk kishte për qëllim të vriste kunatin e tij, por e gjithë kjo ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dhe në gjaknxehtësi e sipër.
“Kam folur me Fatmirin. Tani është e vërtetuar, Fatmirin e kanë vrarë çdo ditë rresht për 9 vite.
Në qoftë se ambienti jashtë ishtë mbështetës dhe e kanë duartrokitur, Fatmiri nuk ishte në këto pozita sepse mendon për fëmijët dhe familjen. Ana tjetër duhet të ngrihet në lartësinë e dhimbjes që i ka shkaktuar viktima familjes.
Gjendja e tij shpirtërore nuk është e mirë. Ai ka qenë i rënduar psikologjikisht edhe para 9 viteve, me vdekjen e gruas së tij të parë. I ka rritur i vetëm fëmijët, vajzën e ka rritur i vetëm që 3 vjeçe.
Fatmiri nuk është djalë vrasës, unë besoj se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.”- tha për Shqipëria Live, Astrit Tare.
-
-
Dhunoi gruan, arrestohet 66-vjeçari në Sarandë
16 Janar, 13:20
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


