FOTO/ Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u rrëzua, turisti kroat përfundon në spitalin e Pukës

13 Korrik 2025, 13:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u rrëzua, turisti kroat
Një turist kroat, është aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Moshohet se 58-vjeçari Jovanovic Dusko është lënduar dhe është  dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...