Foto/ U dogj brenda në makinë, identifikohet DJ shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

Një DJ shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Hysni Qestaj po lëvizte me 200km/orë kur makina e tij tip "Ferrari", rrëshqiti nga rruga si pasojë e lagështirës dhe u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Pas përplasjes makina është ndarë në dy pjesë, ndërsa shqiptari i Kosovës është djegur brenda në automjet. Dyshohet se bashkë me të ka qenë edhe një vajzë. 40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali.
Përmes një shkrimi në Facebook, Komuna e Junikut ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit, ku ka postuar edhe një foto të të riut.
“Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë. Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit. I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në njoftim.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



