Emrat/ 18-vjeçari u rrah për vdekje me shufër metalike, ngrihet akuzë ndaj 2 të rinjve
1 Prill 2024, 18:49 / KOSOVA

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu për vrasjen e 18-vjeçarit Liridon Fejzullahu në Podujevë.
Kështu ka konfirmuar avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi.
“Po iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, ka thënë ai, raportojnë mediat e Kosovës.
Liridoni u godit me mjete të forta nga dy të dyshuarit më 14 janar në rrugën “Dardania” në Podujevë.
Më pas ai ishte dërguar për trajtim në spital, ku si pasojë e plagëve të marra vdiq më 20 janar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


