Gara për drejtimin e BKH-së, zbardhet data kur duhet të paraqiten në SPAK kandidatët
18 Korrik 2025, 11:50 / AKTUALITET

Kandidatët për drejtimin e BKH-së duhet të paraqiten në SPAK më 22 Korrik për fazën tjetër të testimit.
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar 7 kandidatët që të paraqiten në orën 09:00 në zyrat qendrore organit të akuzës për fazën tjetër të konkurrimit, esenë.
Për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit aplikuan gjithsej 13 kandidatë.
Por vetëm 7 prej tyre u kualifikuan për të vazhduar konkurrimin për fazat e tjera të procesit.
Kandidatët në garë janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Ndërkohë u skualifikuan: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
