Gjendet eksploziv pranë “Velierës”, zona mbahet e rrethuar deri në mëngjes

21 Maj 2025, 08:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet eksploziv pranë “Velierës”, zona mbahet e rrethuar

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me alarmin për eksploziv të mbrëmjes së djeshme.

Raportohet se perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kontrollet vijuan përgjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe grupi hetimor.

Qytetarë të rastësishëm kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi vunë re një objekt të dyshimtë të lënë në rrugë nga persona ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Durrësit të cilat kanë njoftuar forcat xheniere.

Ishin keto të fundit të cilat kryen verifikimet përkatëse dhe më pas realizuan një shpërthim të kontrolluar të lëndës plasëse, për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm.

Zona ku u gjet lënda plasëse është në afërsi të pallatit ku banon së ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Ndër veprimet e para nga hetuesit ka qenë këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Po ndodh...