Gjendet lëndë radio-aktive në ish-uzinën e naftës në Ballsh, arrestohet përgjegjësi

12 Janar 2024, 12:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet lëndë radio-aktive në ish-uzinën e naftës

Policia ka arrestuar ditën e sotme përgjegjësin e magazinës së ish-uzinës për Përpunimin e Thellë të Naftës në Ballsh . Blutë bëjnë me dije se në ambientet e kësaj magazine janë gjetur një sasi lëndësh të dyshuara radio-aktive, që mbaheshin në kundërshtim me rregullat dhe kriteret në këtë fushë.

“-38 vjeçari, banues në Berat, me detyrë përgjegjës i magazinës së Ish-uzinës për Përpunimin e Thellë të Naftës, në Ballsh, pasi në ambientet e kësaj magazine, u gjet një sasi lëndësh të dyshuara radio-aktive, që mbahej në kundërshtim me rregullat dhe kriteret në këtë fushë”, – njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide