Gjendet pa shenja jete në banesë 25-vjeçari, dyshohet se…

14 Qershor 2026, 11:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet pa shenja jete në banesë 25-vjeçari, dyshohet

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Astirit, në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacionit paraprak, më datë 14 qershor 2026, rreth orës 04:35, në ambientet e banesës është konstatuar i pajetë shtetasi E. K., rreth 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para të autoriteteve janë se bëhet fjalë për një vdekje natyrale.

“Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thotë policia.

Po ndodh...

ide