Shpërthim me tritol në Mjull-Bathore

14 Qershor 2026, 11:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim me tritol në Mjull-Bathore

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores, në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, dyshohet se një sasi e vogël tritol ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Po ndodh...

ide